07 Janar 2025

Mbahet takimi i 189-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 3 nëntor – Këshilli Prokurorial i Kosovës, i drejtuar nga Kryesuesi Bahri Hyseni, ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, të 189-tën me radhë, nën masat e mbrojtjes nga pandemia dhe përmes komunikimit në distancë, në të cilën ka miratuar një sërë aktesh dhe veprimesh procedurale nga fushat e përgjegjësive të tij kushtetuese dhe ligjore.

Takimi i sotëm ka filluar me dhënien e betimit të anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Armend Zenelaj, kurse në vazhdim është bërë aprovimi i listës së prokurorëve që do të shërbejnë në panelet hetimore lidhur me procedurën disiplinore ndaj prokurorëve.

Po ashtu, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim për shpalljen e konkurseve për Kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit dhe kryeprokurorë të prokurorive themelore të Gjilanit, Prizrenit, Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Ferizajt.

Me këtë kontekst, KPK-ja ka themeluar panelet vlerësuese për emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit dhe kryeprokurorëve të prokurorive Themelore të Gjilanit, Prizrenit, Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Ferizajt, si dhe ka themeluar komisionet për rishqyrtim.

 â€‹

 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)