Mbahet simpoziumi Ditët e Shkencës së Forenzikës Kosovë-Turqi
Prishtinë, 12 gusht - Sot në hotel Theranda në Prizren, do të fillojë simpoziumi shkencor Ditët e Shkencës së Forenzikës Kosovë-Turqi.
Ky simpozium i cili do të zgjasë deri më datë 14 gusht 2014, është si rezultat i bashkëpunimit në mes Forenzikës së Policisë së Turqisë, Universitetit të Ankarasë- Instituti i Shkencave të Forenzikës dhe Agjencisë së Kosovës për Forenzikë (AKF).
Në këtë simpozium do të marrin pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, Altay Suroy, gjykatës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Erkan Ibis, Rektor i Universitetit të Ankarasë, Hamit Hanci, Drejtor i Institutit të Shkencave të Mjekësisë Ligjore të Universitetit në Ankara, Blerim Olluri, Kryeshef i AKF-së, Cengiz Çesko, kryetar i Shoqatës së studentëve të diplomuar në Turqi etj.