Mbahet seminri Përparimi i integrimit të Komuniteteve në FSK
Prishtinë, 9 korrik - Shefja e Zyrës për Komunitete në MFSK Azemina Çulum, në ambientet e Komandës së Forcave Tokësore (KFT), sot para drejtuesve të lartë të MFKS/FSK, si dhe pranisë së ambasadorëve, zëvendës ambasadorëve, atasheve ushtarak të akredituar në vendin tonë, prezantoi seminarin me temë: Përparimi i integrimit të Komuniteteve në FSK si dhe analiza e intervistave me komunitetet në FSK.
Me këtë rast komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati para të pranishmëve foli për gjendjen, zhvillimet, sukseset si dhe sfidat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai tha se angazhimi i FSK-së për të realizuar objektivin për të qenë një forcë e dukshme dhe pranë qytetarëve të Kosovës e sidomos komuniteteve pakicë, duke i përkrahur dhe mbështetur në projekte të ndryshme infrastrukturore dhe humanitare e ka bërë FSK-në një forcë të besueshme për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Ky imazh ka kontribuar në fushatat tona të suksesshme rekrutuese, ku në secilën fushatë kemi pasur shumë të rinjtë nga komunitetet pakicë të interesuar për tiu bashkangjitur FSK-së.
Po ashtu komandanti i FSK-së u shprehë i kënaqur me përqindjen e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë në FSK Pjesëtarët e FSK-së nga radhët e komuniteteve pakicë përbëjnë 9.7% të totalit të pjesëtarëve të FSK-së.
Padyshim se kjo përqindje e kënaqshme është arritur falë angazhimit të përkushtuar të stafit komandues dhe të gjithë pjesëtarëve të FSK-së në të gjitha nivelet.
Komandanti theksoi faktin e shkollimit aktual të disa kadetëve (të komuniteteve) në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë, ku pas përfundimit të shkollimit do ti bashkohen FSK-së si oficerë të saj.
Ndërkaq Shefja e Zyrës për Komunitete në MFSK Azemina Çulum tha se numri i komuniteteve në FSK ka arritur një progres të madh ku nga 6 pjesëtar sa ishte numri në 2009 tashmë ka arritur në 200 pjesëtarë të të gjitha komuniteteve të cilët kanë grada dhe pozita të ndryshme në FSK, si oficer, nënoficer dhe ushtar. Duke përfshirë këtu edhe 10 femra nga të gjitha komunitetet nga grada e oficerit e deri tek ushtari.
Azemina shprehu një falënderim të veçantë për bashkëpunim edhe të kryetarëve të komunave për rekrutimin e një numri sa më të madhe të komuniteteve në FSK. Kurse Florian Qehaja nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë tha se përfaqësimi i komuniteteve në FSK është i kënaqshëm si dhe i përgëzoj zyrën për komunitete dhe MFSK/FSK për punën e bërë dhe shtoi se angazhimet për një sukses edhe më të madh nuk duhet të ndalen.
Ai po ashtu propozoi të përforcohet motivimi i punësimit, koncentrimi në rekrutim të jetë në të gjitha regjionet me minoritar në Kosovë, si dhe të mbahen trajnime për mësimin e gjuhëve që është kusht për një karrierë më të mirë.
Pjesëmarrës në këtë prezantim ishin: ministri i FSK-së Agim Çeku, zëvendës ministri Bejtush Gashi, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, komandanti i KFT-së gjeneral major Rrahman Rama, zëvendëskomandanti i KFT-së gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë Jan Braathu, zëvendës ambasador, atashe ushtarak, zyrtar të lartë të MFSK-së etj.