02 Maj 2024

Mbahet seminari për modernizimin e shërbimeve të mjekësisë ligjore

Prishtinë, 16 tetor – Departamenti i Mjekësisë Ligjore, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, në kuadër të projektit “Fuqizimi dhe modernizimi i shërbimeve të Mjekësisë Ligjore”, sot ka organizuar një seminar me temën “Mjekësia Ligjore në shërbim të drejtësisë dhe njerëzve”.

Ky projekt është financuar dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë përmes Programit IPA 2012, i cili ka për qëllim fuqizimin dhe modernizimin e shërbimeve të mjekësisë ligjore, në Departamentin e Mjekësisë Ligjore (DML), përfshirë këtu edhe personat e zhdukur, duke forcuar kapacitetet e saj teknike dhe administrative.

Në fjalën e rastit para të pranishmeve, Drejtori nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu tha se, përmes këtij projekti synojmë t’i ofrohemi standardeve dhe shërbimeve profesionale ashtu siç janë të rregulluara në Evropë si dhe do të ngritët bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare dhe ato rajonale.

Gërxhaliu tha se, krahas këtij projekti, DML ka përpiluar edhe draft Ligjin për themelimin e Agjencionit të Mjekësisë Ligjore, përmes të cilit pritet që Mjekësia Ligjore të jetë e pavarur në shërbimet e saja në mënyrë që të jemi në hap me standardet operative profesionale të Evropës.

Për rëndësinë dhe rolin që ka projekti “Fuqizimi dhe modernizimi i shërbimeve të Mjekësisë Ligjore” ka folur edhe Zyrtarja e Lartë nga Zyra e BE-së në Kosovë, Yvonne Gogoll, si dhe përfaqësues të tjerë të përfshirë në këtë projekt.

Zyra e BE-së në Kosovë, përkrahë përforcimin e mjekësisë ligjore dhe rolin e saj në sistemin e gjithëmbarshëm të sundimit të ligjit në Kosovë, duke përkrahur Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë.

Ky seminar ka synuar avancimin e bashkëpunimit rajonal me qëllim që të dërgohet një mesazh i fuqishëm se sa është i dobishëm dhe i domosdoshëm dialogu i mirëfilltë në lidhje me përkrahjen e shkencëtarëve mjeko-ligjor në rindërtimin e shoqërive të prekura dhe në promovimin e të drejtave të njeriut si dhe lirive themelore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)