Mbahet seminari për mbikëqyrjen e kontrollin e Policisë
Prishtinë, 8 dhjetor - Me organizimin e Inspektoratit Policor të Kosovës në bashkëpunim me DCAF (Qendrën e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura), u mbajt Seminari ndërkombëtar për mbikëqyrjen dhe kontrollin e Policisë.
Ky Seminar ndërkombëtar u mbajt në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri dhe kishte për qëllim të bashkoj përfaqësues të institucioneve për kontrollin dhe mbikëqyrjen policore nga shtete të ndryshme për të diskutuar praktikat aktuale dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e kontrollit dhe mbikëqyrjes policore.
Pjesëmarrës në këtë seminar, përveç zyrtarëve nga Inspektorati Policor, Policia e Kosovës, dhe AKSP-ja, ishin edhe përfaqësues të institucioneve për mbikëqyrjen policore nga Franca, Hungaria, Irlanda, Norvegjia, Shqipëria, Holanda etj.
Pjesëmarrësit e këtij seminari gjatë adresimit me një fjalë rasti gjatë hapjes së seminarit ndërkombëtar i përshëndeti edhe ambasadorja e Zvicrrës në Kosovë znj. Krystyna Marty-Lang.
Qëllimi i seminarit ndërkombëtar ishte shkëmbimi i praktikave të mira dhe përvojave mbi kontrollin dhe mbikëqyrjen e policisë në mes përfaqësuesve të agjencive respektove nga shtetet pjesëmarrëse.
Gjatë seminarit u krahasuan edhe procedurat për menaxhimin e burimeve njerëzore ne lidhje me përzgjedhjen, promovimin dhe trajnimin e personelit që janë përgjegjës për kontrollin dhe mbikëqyrjen e policisë. Përveç këtyre, gjatë seminarit, pjesëmarrësit diskutuan së bashku me ekspertët ndërkombëtar edhe për atë se si vlerësimet psikologjike te sjelljeve të rrezikshme mund të përdoren për të sinjalizuar dhe parandaluar cenueshmërinë e shkeljes së integritetit.
Në fund të seminarit u shqyrtuan edhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të organizatave të mbikëqyrjes policore në të ardhmen në fushën e trajnimeve por edhe fushat e tjera me fokus në kompetencat e kontrollit dhe mbikëqyrjes policore.
Në emër të Inspektoratit Policor të Kosovës, Kryeshefi Ekzekutiv z.Fitim Shishani falënderoi DCAF-in, ekspertët nga shtetet pjesëmarrëse si dhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ku edhe u mbajt seminari ndërkombëtar:
Seminari ndërkombëtar që solli së bashku homologët nga vendet tjera na mundësoi që të diskutojmë dhe debatojmë për praktikat aktuale dhe shkëmbejmë përvojat në fushën e mbikëqyrjes dhe kontrollit të policisë. Shpresoj se ky seminar ka sjell sinergji për bashkëpunim të mëtutujeshëm dhe shkëmbim të njohurive në mes të IPK dhe institucioneve tjera si motra theksoi z.Shishani.