Mbahet seminar trajnimi për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Prishtinë, 27 mars - Sot në Akademinë e Drejtësisë së Kosovës, Didier Chabert, ambasador i Francës në Kosovë dhe Jean-Louis Falconi, Përfaqësuesi i Përhershëm i Francës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe Organizatat Ndërkombëtare në Vjenë, do të hapin një seminar trajnimi për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Gjatë trajnimit do të prezentohet politika e autoriteteve të Kosovës dhe trajtimi gjyqësor i këtij fenomeni transnacional, si dhe mjetet e bashkëpunimit teknik dhe gjyqësor dhe roli i shoqatave në kujdesjen ndaj viktimave.