Mbahet seancë informuese rreth të gjeturave për personat e zhdukur
Prishtinë, 30 tetor - Qendra Burimore për Personat e Zhdukur do të organizojë takimin mujor të përbashkët me familjarët e personave të zhdukur nga të gjitha përkatësitë etnike.
Ky takim do të jetë një seancë informuese për familjarët, rreth të gjeturave në terren dhe situatën në morgun e Prishtinës.
Paneli informues do të përbëhet nga përfaqësues të KQPZH, IML të Kosovës dhe IML EULEX.