Mbahet seanca përfundimtare në procesin gjyqësore kundër Sadri Ramabajës
Prishtinë, 16 janar - Zyra e Avokatit Ramiz Krasniqi nga Prishtina ka njoftuar se sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca përfundimtare në procesin gjyqësore kundër prof. dr. Sadri Ramabajës, i njohur edhe si rasti “Syri i Popullit”.
Në këtë seancë fjalën përfundimtare do ta ketë mbrojtja dhe vet i akuzuari.
Pra, në seancë mbrojtjen e tij do ta paraqes vet i akuzuari, dr. Sadri Ramabaja, si dhe avokati i tij, Ramiz Krasniqi.
Avokati Krasniqi ka deklaruar se siç dihet, profesori, publicisti dhe intelektuali i mirënjohur, dr. Sadri Ramabaja, po mbahet në paraburgim tash e më shumë se dy vjet, sipas një skenari akuzash politike, pa pasur asnjë arsyeshmëri juridike dhe ligjore.
Në fjalën e tij, të argumentuar dhe të elaboruar në detaje, të cilën e ka përgatitur qe disa kohë, profesor Ramabaja pritet të zbardh edhe shumë prapaskena politike të panjohura deri më tani për opinionin kosovar.
Po ashtu edhe avokati i Ramabaja, Ramiz Krasniqi, do t’i bëjë të njohura të gjitha faktet që dëshmojnë se i akuzuari po mbahet në burg sipas një akuze të sajuar e të motivuar politikisht.