Mbahet seanca për rastin BIRN kundër Këshillit Prokurorial të Kosovës
Prishtinë, 16 qershor - Sot është caktuar seanca e tretë dëgjimore ku do të shqyrtohet padia lidhur me rastin e sjellë nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) kundër Këshilit Prokurorial të Kosovës (KPK).
Me datën 29 nëntor 2012, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) mbështetur nga Kampanja Drejtësia dhe Qytetarët dorëzoi në Gjykatën Supreme (në atë kohë si gjykatë kompetente për shqyrtimin e rasteve administrative) padinë për konflikt administrativ të ngritur kundër Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).
Në këtë padi, BIRN sfidoi refuzimin e KPK-së për të siguruar kopjet e plota të të gjitha vendimeve përfundimtare disiplinore në të cilat prokurorët janë gjetur fajtor për shkelje të pahijshme, duke përfshirë emrat e plotë të prokurorëve.
BIRN kërkoi këto vendime në bazë të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike dhe KPK fillimisht injoroi kërkesën e BIRN-it. Pas dështimit për tu përgjigjur brenda afateve të kërkuara nga ligji, KPK-ja lëshoi një vendim të vonuar duke pretenduar se zbulimi i të dhënave të kërkuara do të shkelte të drejtat e fshehtësisë personale të prokurorëve të cilët janë gjetur fajtorë.
Padia e BIRN-it sfidon vendimin e KPK-së në një shumëllojshmëri të shkaqeve, duke përfshirë edhe atë se sjelljet e pahijshme të kryera nga zyrtarët publik, nuk janë çështje private ndërsa ata janë duke ushtruar detyrën zyrtare. Padia e BIRN-it gjithashtu argumenton se publikimi është i nevojshëm për shkak se qytetarët e Kosovës kanë një interes më të lartë publik për të ditur se kur zyrtarët e tyre të emëruar dështojnë për të ushtruar autoritetin e tyre në një mënyrë etike dhe të përgjegjshme.
Padia kërkon një vendim të Gjykatës (Divizioni Administrativ i Gjykatës Themelore të Prishtinës) për të anuluar vendimin e KPK-së si dhe ta urdhëroj KPK-në për të siguruar qasje të plotë në vendimet disiplinore sipas Ligjit për Qasje në Dokumente Publike dhe Kushtetutës së Kosovës.
Kampanja Drejtësia dhe Qytetarët fton të gjithë përfaqësuesit e interesuar të mediave të përcjellin këtë seancë dhe të jenë pjesë e konferencës për shtyp, e cila do të mbahet pas përfundimit të seancës. Znj. Furtuna Sheremeti nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) do ti drejtohen mediave në këtë Konferencë Shtypi.