Mbahet seanca gjyqësore për rritjen e dënimit për vrasesin e Kujtim Veselit
Prishtinë, 24 shkurt - Sot në Gjykatën e Apelit do të mbahet seanca për shqyrtimin e ankesës për rritjen e dënimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit.
Gjykata Themelore në Prishtinë me 12 tetor 2020 ka shpallur aktgjykimin me të cilin e ka dënuar Sefedin Osmanin me 25 vjet burgim për vrasjen dhe dhunimin seksual të Kujtim Veselit.
Me anë të ankesës, familja e Kujtimit ka kërkuar që ky dënim të rritet.
Pas përfundimit të seancës gjyqësore aktivistë të fushatës Drejtësi për Kujtimin do te mbajn prononcimin për media.