18 Janar 2025

Mbahet seanca gjyqësore kundër Ukë Rugova për rastin e vizave

Prishtinë, 30 gusht - Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës pritet të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve në rastin e dyshuar për mashtrime me viza italiane.

Rugova bashkë me 19 persona të tjerë akuzohen për krim të organizuar, ushtrim ndikimi dhe mashtrim ndaj ambasadës italiane në Prishtinë.

Në mesin e të akuzuarve në këtë rast është edhe ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija.

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj  Rugovës dhe të tjerëve në muajin maj.

Veprat penale për të cilat është ngritur aktakuzë pretendohet se janë kryer përgjatë periudhës 2011 – 2014, dhe kanë të bëjnë me shitjen e vizave Schengen të BE-së të siguruara përmes korrupsionit dhe prezantimeve të rrejshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)