Mbahet seanca fundit për rastin Kleçka
Prishtinë, 4 shtator - Prokurori italian, Maurizio Salustro dhe pala mbrojtëse, sot do ta paraqesin fjalën përfundimtare në rastin Kleçka, në të cilin akuzohen Fatmir Limajt dhe nëntë ish bashkëluftëtarëve të tij.
Pas fjalës përfundimtare të prokurorit dhe të palës mbrojtëse, trupi gjykues ka vendosur që ti lërë në dispozicion edhe datën 10 dhe 11 shtator për seancë nëse ndonjëri prej avokatëve të të akuzuarve ka për të thënë pas fjalës së prokurorit.
Ndërkohë dje është liruar nga arresti shtëpiak Fatmir Limajn dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tij.
Kryetari i trupit gjykues në rastin Kleçka, ndaj të akuzuarve për krime lufte Fatmir Limaj dhe nëntë ish bashkëluftëtarëve të tij, do ta jap vendimin përfundimtar me 17 shtator.