15 Janar 2025

Mbahet samiti i Kosovës mbi të Drejtat e Njeriut

Prishtinë, 15 qershor - Gjykata Supreme e Kosovës dhe Instituti për Diplomaci Kulturore, të mbështetur nga UNDP, do të organizojnë "Samitin e Kosovës mbi të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut 2015", më 15 dhe 16 qershor.

Ditën e parë ngjarja do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ndërsa e dyta në ndërtesën e qeverisë salla e konferencave (ish-ndërtesa e Rilindjes) duke filluar nga ora 09:30.

Samiti, që do të sjellë së bashku ligjvënësit, përfaqësues të gjyqësorit, përfaqësues të institucioneve të qeverisjes globale, si dhe palët e interesuara nga e gjithë bota, pritet të shqyrtojë zhvillimin e të drejtës ndërkombëtare në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në dekadat e fundit dhe të dalë me rekomandime për përdorim në të ardhmen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)