Mbahet punëtori për zbatimin e Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve
Gjithashtu në këtë trajnim po marrin pjesë edhe bashkëpunëtorët profesionalë, zyrtarët ligjorë dhe referentët e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, me qëllim të përgatitjes së tyre si trajnerë, të cilët janë të obliguar që ta trajnojnë stafit administrativ dhe prokurorët e Departamentit të Përgjithshëm dhe Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie, i cili planifikohet të fillojë në muajin gusht 2018.
Krerët e pranishëm të sistemit prokurorial, kanë vlerësur se kjo punëtori ka efekt të madh kur dihet se një ndër shtyllat e reformave të sistemit prokurorial është edhe digjitalizimi i punës së prokurorive, më të cilin do të rritet efikasiteti i punës dhe do të mundësohet një menaxhim më i mirë i resurseve të përgjithshme, ngaqë puna manuale do ta zëvendësohet me punën përmes sistemit elektronik.
Projekti SMIL mbështetet nga Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë për përgatitjen digjitalizimit të procesit të punëve në sistemin e drejtësisë kosovare.