Mbahet provimi pranues për zyrtarë të agjencive të sigurisë publike

Prishtinë, 7 gusht - Rreth 200 zyrtarë të agjencive të sigurisë publike iu nënshtruan provimit pranues për vitin e parë akademik 2014/2015, në Fakultetin e Sigurisë Publike, i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP).
Të drejt aplikimi kanë pasur të gjithë zyrtarët që janë të punësuar në Policinë e Kosovës, Shërbimin Korrektues të Kosovës, Doganën e Kosovës, Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Shërbimin Sprovues të Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Fakulteti i Sigurisë Publike, në vitin e parë të studimeve, për vitin akademik 2014/2015 do të regjistrojë 65 student, sipas kuotës së përcaktuar në drejtimet e programit të studimit bachelor në sigurinë publike, siç janë drejtimi policor, doganor, menaxhimi emergjent, korrektuese dhe sprovues.
Ndryshe në Fakultetin e Sigurisë Publike studimet bachelor për pjesëtaret e agjencive të sigurisë publike ofrohen falas dhe pa shkëputje nga puna.