Mbahet mbledhja për Mbikëqyrjen e AKI-së
Prishtinë, 8 qershor - Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Haxhi Shala, kryetar i komisionit, është diskutuar për mundësinë e ndarjes së Departamentit të Verifikimit të Sigurisë nga AKI-ja.
Në mbledhje ishte i pranishëm edhe drejtori i AKI-së Agron Selimaj.
Anëtarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Melihate Tërmkolli, ka deklaruar se Departamenti për Verifikimin e Sigurisë, i cili funksionon në kuadër të AKI-së, pritet të shkëputët nga kjo agjenci për të kaluar në Zyrën e Kryeministrit.