13 Maj 2024

Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme

Prishtinë, 1 prill - Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë, i kryesuar nga kryetar i komisionit, Ahmet Isufi, ka mbajtur sot dëgjim publik lidhur me gjendjen e sigurisë në Kosovë,  me theks të veçantë për ngjarjet e fundit në qytetin e Pejës.

Me këtë rast, në Komision raportuan ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Ministri Rexhepi gjatë raportimit të tij theksoi faktin se çdo vrasje në vend është tejet shqetësues dhe se institucionet e zbatimit të ligjit ndërmarrin masat e duhura.

Megjithatë, shtoi ai, çdoherë ka vend për përmirësime. “Shumë çështje janë të natyrës komplekse. Në bashkëpunim edhe me prokurorinë provojmë të gjejmë forma më të mira në mënyrë që të parandalojmë çdo dhunë, me qëllim që qytetarët e Kosovës të kenë një ambient më të sigurt.”, theksoi ministri Rexhepi, duke shtuar se situata e sigurisë në vend çdo vit është drejt përmirësimit.

Ndërkaq, drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, tregoi se gjatë këtij viti ka pasur 10 raste të vrasjeve. Ai shtoi se falë punës së mirë të hetuesve dhe njësive rajonale të policisë 70 për qind e  këtyre vrasjeve të këtij viti janë zbardhur. Ndërkaq, sqaroi se kanë mbetur edhe tri  raste të pazgjidhura, të cilat sipas tij janë në procedurë e sipër, duke përmendur rastin e fundit në Pejë. 

“Të gjitha këto vrasje kanë qenë komplekse. Policia në bashkëpunim me prokurorin e prokurorisë speciale janë duke punuar intensivisht për ndriçimin dhe arrestimin e kryesve të këtyre vrasjeve. Janë ndërmarrë një mori masash operativo-hetimore dhe janë duke u bërë analiza të ndryshme për arrestime”, tha Maxhuni duke shtuar se Policia e Kosovës ka shënuar rezultate pozitive në zbardhjet e vrasjeve gjatë viteve të kaluara.

Ai tha se që nga 2006 veprat penale të vrasjeve ka shënuar rënie, ndërsa zbulueshmëria e tyre kanë shënuar ngritje.

Pas një diskutimi të gjerë të anëtarëve të komisionit, lidhur me vrasjet e fundit në Pejë gjatë këtij viti, u kërkuan sqarime tjera në shumë çështje, si për motivet e vrasjeve të fundit, planin konkret të PK-së, pastaj konfiskimin  e armëve, gjendjen në veri, çështjen e gradimit në PK, si dhe atë të verifikimit të zyrtarëve policor nga AKI-ja.

Krejtësisht në fund, anëtarët e komisionit kërkuan nga Policia e Kosovës një bashkëpunim me të mirë me qytetarë dhe prokurorë, si  dhe një efikasitet me të lartë të policisë.

Më tej komisioni ka diskutuar edhe për shpenzimet buxhetore të institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)