16 Maj 2025

Mbahet mbledhja e bordit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit

Prishtinë, 27 janar - Në Ministrinë e Punëve të Brendshmeu mbajt mbledhja e Bordit Ekzekutiv për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, nën udhëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, z. Valdet Hoxha, i cili njëherësh është edhe Koordinator Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Në këtë mbledhje të Bordit Ekzekutiv,  morën pjesë udhëheqësit e Agjencive në kuadër të MIK-ut, si drejtori i Doganave të Kosovës, Drejtori i Policisë Kufitare, Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-ut, si dhe zyrtarë tjerë kompetent.

Në këtë takim u diskutua për format më bashkëkohore të funksionalizimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, si dhe të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punëve në mes të  gjitha autoriteteve kompetente të kufirit.

Në këtë takim u emërua Koordinatori i Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, si dhe u miratuan Procedurat Standarde të Operimit për Qendrën Kombëtare dhe Njësinë e analizës brenda qendrës.

Menaxhimi i Integruar i Kufirit dhe siguria në kufi, përbën një angazhim të veçantë në raport me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, legjislacionin në fuqi, veprimet politike dhe Sigurinë Kombëtare brenda vendit, si dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare veçanërisht në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, strukturat  tjera ndërkombëtare dhe ndërtimin e besimit me shtetet fqinje e më gjerë.

Ministria e Punëve të Brendshme i inkurajon të gjithë qytetarët që për çdo veprim të kundërligjshëm apo informatë e cila do të kontribuonte në parandalimin e veprave të kundërligjshme në pikat e kalimit kufitar, të lajmërohen në numrat kujdestarë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)