Mbahet marrsh protestues për zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit
Prishtinë, 5 nëntor - Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot bëhet një vit nga vdekja e aktivistit, Astrit Dehari, e cila ndodhi në rrethana të dhunshme, në duart e shtetit, në qelinë e burgut të Prizrenit.
Në përkujtim të tij, sot do të bëhen homazhe tek varri i tij, në Zllatar.
Kurse, me pas do të mbahet marrsh protestues, i cili fillon nga oborri i Bibliotekës Kombëtare, me thirrjen “Drejtësi për Astritin!”, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe autoritetet tjera shtetërore që urgjentisht të marrin përgjegjësitë për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Astritit.