Mbahet ligjërata "Gjykimi ndaj gjenocidit dhe krimeve të luftës"
Prishtinë, 4 nëntor - Fakultet Juridik në AAB, organizoi ligjëratë profesionale me temën "Gjykimi ndaj gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve në luftë, në të cilën referoi përfaqësuesja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY), Emiliya Viktorova.
Viktorova, , foli për vështirësitë dhe për parësitë e jashtme dhe të brendshme që përbëjnë pengesë ose përparimin në këtë proces, duke marrë shembuj konkrete ndaj gjykimit të dhunës seksuale gjatë kohës së luftës, menaxhimin e lëndëve, konfirmimin e procesit të aktakuzës, deklarimin e fajësisë dhe të dënimit, shpërfillje të gjykatës, mbrojtjen e të drejtave të të akuzuarit, procedimin e lëndëve nga prokuroria e gjykatës dhe pikat kyçe në jurisprudencën në ICTY, etj.
Në këtë ligjëratë u shfaqën edhe disa video të krimeve të luftës në ish-Jugosllavi që kishin ndodhur në Bosnjë dhe Kosovë dhe disa sekuenca dëshmi të disa dëshmitarëve gjatë gjykimit në Tribunalin e Hagës, dhe më pas se si ky institucion i ka shqyrtuar dhe çfarë vendimesh ka marrë ndaj këtyre krimeve.
Ajo në këtë ligjëratë ka folur edhe për historikun e themelimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY), e themeluar nga OKB-ja dhe si mund të vazhdojë bashkëpunimi me të pranishmit tjerë nëpërmjet uebfaqës së ICTY-s, për punë profesionale, hulumtuese dhe shkencore.
Përfaqësuesja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY), Emiliya Viktorova u përgjigj edhe në një varg pyetjesh e çështjesh të shtruara për diskutim nga pjesëmarrësit, profesorët dhe studentët e AAB-së.