Mbahet Kongresi Botëror i Policive Kufitare
Prishtinë, 11 dhjetor - Kongresi Botëror i Policive Kufitare (WORLD BORDERPOL CONGRESS) është platforma e vetme globale dhe transnacionale, ku politikë bërësit dhe zbatuesit e ligjit takohen çdo vit për te diskutuar sfidat ndërkombëtare me të cilat ballafaqohen gjatë ruajtjes jo vetëm të kufijve kombëtar por edhe me gjerë.
Për herë të parë përfaqësuesit e Policisë së Republikës së Kosovës, respektivisht delegacioni nga Departamenti i Policisë Kufitare janë duke marre pjese në këtë Kongres i cili po mbahet në Budapest nga data 09-11 Dhjetor 2014.
Ky delegacion është duke marr pjesë në këtë Kongres në cilësinë e anëtarit të plotë dhe të barabartë me delegacionet tjera pjesëmarrëse nga shume vende të botës.
Kjo pjesëmarrje është mundësuar me përkrahjen e ICITAP-it.
Delegacioni kosovar ka takuar përfaqësues të lartë nga vendet e ndryshme duke përfshirë edhe takimin me Drejtoreshën e Policisë Kufitare te Hungarisë që edhe diskutuan për mundësit e bashkëpunimit për te parandaluar dhe luftuar migrimin ilegal.