Mbahet konferenca vjetore e prokurorëve
Prishtinë, 27 janar - Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe e mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë mbahet “Konferenca vjetore e prokurorëve”.
Ndër temat që do diskutohen janë Hartimi dhe zbatimi i rregullave, udhëzimeve dhe vendimeve të përgjithshme dhe të detyrueshme nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, hartimi dhe zbatimi i rregulloreve, udhëzimeve administrative dhe vendimeve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, objektivat e Prokurorit të Shtetit për vitin 2018, qëndrueshmëria e aktakuzave te rastet e korrupsionit, etj.
Në këtë ceremoni më fjalë rasti do të paraqiten: Aleksandër Lumezi, Kryeprokurori i Shtetit; Blerim Isufaj, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës; Abelard Tahiri, Ministër i Drejtësisë së Republikës së Kosovës; Enver Peci, Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës; Greg Delawie, Ambasador i SHBA-së; Jean Hubert-Lebet, Ambasador i Zvicrës Claudio Pala, Kryeprokuror – EULEX dhe znj. Julia Jacoby, Shefe e Ekipit për sundim të ligjit zyra e BE-së në Prishtinë.