Mbahet konferenca rajonale për forumet e sigurisë në bashkësi
Ekspertë ndërkombëtar të policimit në bashkësi dhe sigurisë publike do të ndajnë përvojat e tyre me kolegë nga Beogradi, Podgorica, Prishtina, Shkupi, Tirana dhe Zagrebi, si dhe me përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile.
Qëllimi është të shqyrtohen sfidat dhe sukseset e policimit në bashkësi, të ndahen praktikat e mira, dhe të diskutohet për përdorimin efikas të forumeve për siguri në bashkësi gjatë zbatimit të konceptit të policimit në bashkësi.
Konferenca ka për qëllim që ti sigurojë delegatët me një pasqyrë të aktiviteteve aktuale të policimit në bashkësi në Kosovë, si dhe të nxjerrë në pah punën e tyre në rajon, për pjesëmarrësit jashtë Kosovës.
Ngjarja do të shqyrtojë disa nga çështjet e përbashkëta dhe sfidat me të cilat jemi përballur, si në Kosovë ashtu edhe në rajon dhe të shohim se si këto sfida janë adresuar duke theksuar praktikat e mira që mund të jenë të përshtatshme për zbatim në vendet tjera.
Në përputhje me objektivin e saj për të nxitur dialog dhe për të lehtësuar identifikimin e praktikave të mira në rajon, konferenca gjithashtu do të përfshij punëtori me tri tema ku nga delegatët do të kërkohet të diskutojnë për një temë të veçantë në lidhje me sigurinë në bashkësi dhe të kontribuojnë me përvojat dhe idetë e tyre.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Ambasadori i Norvegjisë Jan Braathu, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni do të mbajnë fjalime hyrëse.