Mbahet konferenca rajonale e institucioneve që luftojnë korrupsionin
Prishtinë, 4 shkurt - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) / Transparency International Kosova (TIK) organizon konferencën rajonale me temën Mekanizmat Institucional në Luftën Kundër Korrupsionit.
Përveç pjesëmarrësve nga Kosova do të ketë prezantime nga përfaqësuesit e Sekretariatit të Transparency International nga Berlini, degët e Transparency International në Maqedoni, Mali të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe Turqi si dhe akademikë, prokurorë, agjenci kundër korrupsionit, etj. nga këto shtete.