Mbahet konferenca "Personat e Zhdukur - Rruga përpara"
Prishtinë, 8 shtator - Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka organizuar një konferencë të nivelit të lartë e cila mbahet sot në Prishtinë.
Samuel Zhbogar, Shefi i Zyrës së BE-së/PSBE, Presidentja e Kosovës, Jahjaga, ish Presidentja e Finlandës, Shkëlqesia e Saj Tarja Halonen dhe Ministër Kuci do ta hapin këtë ngjarje.
Konferenca Personat e Zhdukur Rruga përpara ka për qëllim mbledhjen e përfaqësuesve të Qeverisë, gjyqësorit, mediave dhe shoqërisë civile, nga Kosova dhe nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, për të ngritur vetëdijesimin e përgjithshëm për mënyrën se si mjekësia ligjore kontribuon në realizimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen ligjore të të gjithë qytetarëve.
Pas kësaj konference do të mbahet një tryezë e rrumbullakët me fokus diskutimet për analizën e DNA-së. Kjo ngjarje do të ndiqet nga të gjitha palët e interesit në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe nga organizata ndërkombëtare aktive në fushën e personave të zhdukur.