17 Maj 2024

Mbahet Konferenca për ndihmë Forcës së Sigurisë

Prishtinë, 29 tetor - Konferenca gjysëmvjetore për ndihmë Forcës së Sigurisë (SFA) u mbajt  nga shtabi qendror i Forcës së Kosovës (KFOR) në Prishtinë dhe u organizua nga Ekipi Ndërlidhës e Këshillues i NATO-s (NLAT).

Qëllimi i konferencës ishte që të ofrojë një forum për komunikim dhe bashkëpunim me NATO-n dhe vendet joanëtare të NATO-s të përfshira në mbështetjen e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Në mesin e të pranishmëve ishin edhe përfaqësuesit  nga Stafi Ndërkombëtar i NATO-s, Komandat e NATO-s, Partnerët bilateral, si dhe personeli i NLAT-it dhe KFOR-it.

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, hapi konferencën dhe iu drejtua të pranishmëve, duke theksuar nevojën për bashkëpunim aktiv në mënyrë që të sigurojë mbështetjen më të mirë të koordinuar për FSK-në. Gjeneral Figliuolo gjithashtu shtoi:

“Sot, anëtarët e NATO-s dhe partnerët e NATO-s janë mbledhur së bashku me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ekipin Këshillues të NATO-s dhe Ekipin për Ndërlidhje dhe Këshillues të NATO-s (NLAT) për të informuar njëri-tjetrin mbi ndihmën në të kaluarën dhe të tanishmen dhe për të identifikuar vijat e zhvillimit për të ardhmen. Deri më sot ne kemi bërë shumë përparim për të ndihmuar zhvillimin e FSK-së në fushat e Shkatërrimit të Mjeteve Shpërthyese, Reagimit për Shkatërrimin e Materialeve mjedisore e të rrezikshme dhe të Kërkimit- Shpëtimit - detyrat e tyre kryesore. Forca e Sigurisë së Kosovës është një aset shumë i rëndësishëm për të gjithë popullin e Kosovës”.

Pas fjalës hyrëse, drejtori i NLAT-it kryesoi konferencën dhe udhëhoqi diskutimin në lidhje me përpjekjet e NATO-s për Assitence për Forcën e Sigurisë, rruga e NLAT-it përpara, e ndjekur nga prezantime nga FSK-ja, dhe partnerët bilateral.

Misioni i NLAT-it është që të ofrojë këshillat dhe ndihmën e NATO-s për FSK-në në nivel brigade dhe më lart, me fokus në ngritjen e kapaciteteve dhe trajnim. NLAT çon përpara angazhimin e NATO-s në lidhje me FSK-në pas shpalljes së Kapaciteve të Plota Operacionale në korrik të vitit 2013 dhe vetëm në kuadër të misionit dhe mandatit aktual të FSK-së.

FSK-ja është një forcë profesionale, shumëtnike dhe e uniformuar e Sigurisë e cila është subjekt kontrollit demokratik dhe civil.

Misioni i FSK-së është që të kryejë operacione të reagimit ndaj krizave në Kosovë dhe jashtë vendit, për të përfshirë operacionet e mbrojtjes civile brenda Kosovës dhe për të ndihmuar autoritetet civile për t’ju përgjigjur katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)