Mbahet konferenca për fuqizimin e integritetit në Policinë e Kosovës
Prishtinë, 21 dhjetor - Rrjeti rajonal i organizatave të shoqërisë civile Pointpulse dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizojnë konferencën mbi fuqizimin e integritetit në Policinë e Kosovës, menaxhimin e burimeve njerëzore në Polici dhe rolin e Inspektoratit Policor në mbikëqyrjen e Policisë.
Kjo ngjarje synon të zhvillojë diskutime mbi çështjet kyçe të integritetit për Policinë e Kosovës, me theks të veçantë në rritjen e integritetit policor në Kosovë.
Kjo konferencë është pjesë e projektit "Pulsi i Ballkanit Perëndimor për Integritet dhe Besim në Polici". Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian përmes programit "Civil Society Facility".
Pikëpamjet e shprehura në projekt janë ekskluzivisht ato të QKSS dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.: