Mbahet konferenca kundër trafikimit me qenie njerëzore
Prishtinë, 18 tetor - Zyra e Koordinatorit Nacional Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të organizojë konferencë për Ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Në këtë konferencë që do ta udhëheqë, ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, do të marrin pjesë: Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaqi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, z. Greg Dellawie, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova, ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të këshillit gjyqësor, prokurorial dhe të Policisë së Kosovës.
Konferenca do të mbahet sot në objektin e Qeverisë së Kosovës, zyra p.38, duke filluar në ora 10:00.