18 Janar 2025

Mbahet konferenca inauguruese e projektit të binjakëzimit

Prishtinë, 29 prill - Në Ministrin e Punëve të Brendshme u mbajt konferenca inauguruese e projektit të binjakëzimit: “Fuqizimi i institucioneve të Kosovës në menaxhimin efektiv të migrimit”.

Qëllimi i kësaj konference ishte që të krijohen  marrëdhënie bashkëpunimi në mes projektit dhe palës përfituese Kosovare, marrëdhënie këto që do të nevojiten për projektin që të përkrah institucionet e Kosovës në zhvillimin e menaxhimit të migrimit në përputhje me zotimet e tyre për përmirësimin e shërbimeve për qytetarë dhe arritjes së harmonizimit më të madh me standardet e BE-së.

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni  vlerësoi se ky projekt i binjakëzimit  është program  i përkrahjes së vendeve të BE-së dhe Komisionit Evropian si tërësi për t’i dalë në ndihmë institucioneve përkatëse të Kosovës që të përballen me çështjen e migrimit të parregullta.

 “Kosova ka dhënë një shembull të mirë të përkushtimit të qartë politik që çështja e migrimit të marrë fund dhe që ata të riintegrohen. Krejt kjo është bërë në bashkëpunim të ngushtë me vendet individualisht  të zonës shengen si dhe me komisionin evropian në përgjithësi. Po e them përsëri, se Kosova është vend i sigurt dhe nuk ka arsye që të migrohet për shkaqe sigurie nga Kosova. Vazhdoj të besoj fuqishëm që liberalizimi  i vizave do ti ndihmojë Kosovës edhe vendet që goditen me valë që këtë problem ta vënë nën kontroll.”  tha ministri Hyseni

Ndërsa Shefi i Sektorit për bashkëpunim në Zyrën e BE-së/PPBE, Christof Stock, tha se ky projekt i binjakëzimit  në mënyrë direkte ka të bëjë me dispozitat e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit në fushën e lirive, sigurisë dhe drejtësisë që Kosova pritet të përmbushë.
\"Një kapitull i tërë për bashkëpunim në këto fusha ka qenë i përfshirë në MSA-në me Kosovën, të cilës BE-ja i kushton rëndësi të madhe. Dispozita të veçanta në MSA i referohen bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës për politikën e vizave, menaxhimin e kufijve, azilit, migracionit të ligjshëm, parandalimin dhe kontrollin e migrimit ilegal së - duke përfshirë trafikimin dhe kontrabandën e qenieve njerëzore - si dhe riatdhesimin, e që të gjitha janë fusha të cilat do t\'i trajtojë projekti i binjakëzimit\", tha Stock.


Po ashtu drejtori gjeneral i shërbimit për imigrim dhe natyralizim i Holandës  z. Rob Van Lint  tha se është  shumë i nderuar që  Holandës i është dhënë ky projekt i rëndësishëm  sepse çështja e migrimit është një hap I rëndësishëm që Republika e Kosovës duhet ta kryej me sukses për rrugën e saj drejt integrimit në BE.
“Jam shumë I nderuar që neve na është dhënë ky Project i rëndësishëm dhe dua ta quaj program sepse është shumë i rëndësishëm për  Republikën e Kosovës dhe për BE-në, ku çështja e menaxhimit të migrimit është  shumë e rëndësishme për Kosovës por edhe për vendet e saj fqinje që kanë zënë vende në skemën Evropiane”-tha z. Lint.
Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Holanda, Austria dhe Suedia. Përfituese e këtij projekti është MPB-ja, respektivisht Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)