Mbahet konferenca inauguruese e projektit të binjakëzimit
Prishtinë, 29 prill - Sot do të mbahet konferenca inauguruese e projektit të binjakëzimit Fuqizimi i institucioneve të Kosovës në menaxhimin efektiv të migrimit.
Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Holanda, Austria dhe Suedia. Përfituese e këtij projekti është MPB-ja, respektivisht Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion.
Ne këtë konferencë do të marrin pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, ambasadorja e Holandës në Kosovë, znj. Gerrie Willems, udhëheqësi për bashkëpunim nga zyra e BE-së në Kosovë, z. Christof Stock dhe drejtori gjeneral i shërbimit për imigrim dhe natyralizim të Holandës, z. Rob van Lint.
Konferenca do të mbahet duke filluar në ora 9:00 dhe do të mbahet në sallën e konferencave, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ndërtesa e administratës.