Mbahet konferenca e shtatë vjetore Gjyqësore në Kosovë
Prishtinë, 2 dhjetor - Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) organizon
konferencën e shtatë vjetore Gjyqësore në Kosovë e cila mbështetet nga
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në
Kosovë.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë tërë struktura e sistemit të drejtësisë në Kosovës për të diskutuar temë ‘’Të arriturat, sfidat e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe propozimet për zgjidhje’’.
Hapjen e punimeve të konferencës do ta bëjë z.Nehat Idrizi, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Fjalë përshëndetëse do te mbajn Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, Ambasador i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, etj.
â¦