07 Maj 2024

Mbahet koncerti festiv i Orkestrës Frymore të FSK-së

Prishtinë, 19 dhjetor - Orkestra frymore e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), nën dirigjimin e toger Baki Jasharit, mbajti  një koncert të shkëlqyer për festat e fundvitit, para një publiku të ftuar; personalitete të larta vendore dhe ndërkombëtare, të kulturës, artit dhe jetës kulturore të vendit.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku në hapjen e Koncertit Festiv të Bendit Frymor të FSK-së, pasi shprehu kënaqësinë e tij për suksesin dhe traditën që po tregon dhe krijon Orkestra frymore e FSK-së, dhe tanimë koncerti i fundvitit, shtoi: “Vitin e kaluar, për herë të parë Orkestra Frymore të Forcës së Sigurisë së Kosovës na ka ftuar në koncertin e tyre të Vitit të Ri; pas suksesit të madh të atij koncertit kemi vendosur ta mbajmë këtë si traditë të çmuar”.

Më tej ministri Çeku theksoj se këtë vit, Forca e Sigurisë së Kosovës e ka përmbyll me një varg  arritjesh të shkëlqyera.

"Dua ta shfrytëzoj këtë rast u shpreh ministri i FSK-së, Agim Çeku që të shpreh falënderim të gjithë atyre që kanë punuar zellshëm dhe kanë mbështetur, këshilluar, asistuar dhe promovuar Forcën e Sigurisë së Kosovës."

"Dua të shpreh mirënjohje të gjithë pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe kolegëve tanë ndërkombëtar, shtetëror dhe komunal, miqve dhe partnerëve, përfundoi ministry Agim Çeku.

Mysafirët e ftuar paten rastin që të dëgjojnë meloditë e njohura botërore, si dhe këngë shqipe të cilat u interpretuan nga soprano  dhe tenorë të njohur shqiptarë. Gjithashtu Orkestra ekzekutoj vepra si: “Marshi i FSK-së”, “Karmina Burana”, “Piratët e Karaibeve”, “Hej ju male”, “Agimet shqiptare”, “Valsi i lumturisë”, “Xhamadani vija, vija”, Radetzky march”, etj.

Në mesin e të ftuarve që morën pjesë ishin: Simboli i Rezistencës, Adem Demaqi, akademik Rexhep Qosja, Ambasadorja e SHBA-ve, Tracy An Jakobson, ambasadori i Republik së Shqipërisë, Islam Lauka, ambasadorja e Francës në vendin tonë, Maryse Daviet, Komandanti i KFOR-it në gjeneral major Salvatore Farina, kryetarë të partive politike, kryetar komunash, përfaqësues të institucioneve si dhe gjeneralë, oficer të lartë të Forcës së Sigurisë, të KFO-it dhe atashe ushtarak të akredituar në Kosovë e rajon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)