15 Janar 2025

Mbahet “Java e NATO-s”

Prishtinë, 9 prill - Asociacioni i Paktit Atlantik i Rinisë së Kosovës(YATA Kosova), bëri hapjen zyrtare të “Javës së NATO-s” që mbahet në nivel euro-atlantik, në përvjetorin e themelimit të Organizatës së Paktit Veri Atlantik (NATO).

Hapja u bë në ambientet e Fakultetit Filozofik, duke i kushtuar aktivitetin e saj të parë femrave me Tryezën: “Fuqizimi i Rolit të Gruas në fushën e Sigurisë.

Kjo tryezë ka mbledhur paneliste të zonja dhe të zellshme që kanë treguar dhe po vazhdojnë ta dëshmojnë veten e tyre në sektorin më sfidues në Kosoven e pas luftes.

Disa nga temat që u hapen dhe u diskutuan në këtë debat ishin: roli i gruas  në fushën e sigurisë, në konflikt dhe paqe, kontributi i saj direkt duke qenë në pozita vendimmarrëse përmes shembujve konkretë të plasuara nga vetë ato. Nevoja e madhe për të pasur një përfaqësim më të madh në pozitia vendim marrëse dhe menaxheriale, dhe jo vetem në sektorë e punë administrative dhe shërbyese.

Gjithashtu u përmend domosdoshmëria, nevoja që të tejkalohet përtej plotësimit të kuotes së përfaqësimit të gruas në institucione, dhe të arrihen forma e metoda të motivimit të saj në angazhim të marrjes së detyrave komanduese dhe udhëheqëse në institucione të sigurisë.

Mirëpo, sipas panelisteve kjo gjë mund të arrihet vetem me mbështetje politike nga institucionet vendore dhe krijimi i një infrastrukture të vecantë për gratë, për identifikimin e kuadrove të përgatitura që të vendosen në nivele e pozita udhëheqëse.

Sepse sic thanë ato, sa më e lartë është përgjegjësia dhe niveli i gradave, po bie edhe numri i pjesëmarrjes së grave në sektorin e sigurisë.

U thekesua nevoja e largimit të paragjykimeve, që femra nuk është e aftë të marr përsipër këto detyra.

Me këtë rast, përmes këtij debati panelistet përvec tjerave shprehen pakënaqësitë, ngecjet e mëdha në avancimin e kësaj qështje, ngecjet në implementimin e Planit të Veprimit për Zbatimin e Rezolutës 1325 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara,  “Gratë, Paqja, dhe Siguria”.

Poashtu dhe sfidat me të cilat gratë dhe vajzat e reja janë dhe vazhdojnë të përballen në vazhdimësi.

Përvec kësaj tryeze mjaft të rëndësishme, YATA Kosova me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit(Divizioni për Siguri Njerëzore) dhe Ministrisë së Forcës se Sigurisë së Kosovës do të vazhdoje me aktivitetet e radhës të parapara për këtë jave, përmes debateve, ligjeratave nga njohës të cështjeve të sigurisë në nivel të NATO-s, të integrimeve euro-atlantike dhe do ta përmbyll “Javen e NATO-s” me Simulimin e Këshillit Veri Atlantik në nivel euro-atlantik, në ambientet e Ministrisë së Sigurisë së Kosovës, ku të pranishëm do të jenë: Ministri i FSK-së, Haki Demolli, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës - Gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe nga NAT- Ekipi Këshillues i NATO-s në FSK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)