03 Maj 2024

Mbahet gjykimi për kosovarin që nga Gjermania iu bashkua IS-it

Frankfurt, 5 dhjetor - Një gjykatë në rajonin e Frankfurtit, për herë të parë në Gjermani pritet që ta shpallë dënimin ndaj një të akuzuari për pjesëmarrje në lufta terroriste, ndërsa i akuzuar është Kreshnik Berisha.

20 vjeçari Berisha ka lindur në Gjermani nga prindër kosovarë.

Ai akuzohet se ka qenë në Siri, ndërsa për pesë muaj para kthimit të tij në Gjermani, kishte luftuar krahas militantëve të Shtetit Islamik.

Ky është gjykimi i parë në Gjermani për një të akuzuar se ka marrë pjesë në luftë krahas Shtetit Islmaik, ndërsa në pritje të gjykimit janë edhe disa të dyshuar të tjerë.

Për Kreshnik Berishën, prokurorët rajonal në Frankfurt, kanë rekomanduar një dënim prej 4 vite e tre muaj burgim.

Avokati mbrojtës i të akuzuarit Berisha, Mutlu Gunal, ka bërë të ditur se klienti i tij, kishte shkuar në Siri për të shpëtuar jetë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)