Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it gjerman
Prishtinë, 20 janar - Sot do të mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës për Grupin Luftarak Shumëkombësh Jug (GLSH J) të KFOR-it në Prizren.
Ceremonia përfshin ndërrimin e komandës së kontigjentit gjerman në Kosovë nga Gjeneral Brigade Stephan Thomas tek Koloneli Wolfgang Pirner.
Në të njejtën kohë GLSH J poashtu do të shpërbëhet nga disa detyra të saj nga Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Erhard BÜHLER.
Në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm mysafir të nderuar përfshirë këtu edhe anëtarët e parliamentit te Kosovës.
Parada do të filloj në ora 10 në sallën e sportve në Prizren (në lagjen e kampit të KFOR-it në Prizren).
Menjëherë pas ceremonisë do të mbahet edhe një konferecë për media nga Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Erhard Buhler dhe komandanti i GLSH J, Gjeneral Brigade Stephan Thomas.