Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Gjeneratës 2022 të FSK-së
Prishtinë, 1 korrik - Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Gjeneratës 2022 të Akademisë së Mbrojtjes- Qendrës për Studime Universitare të FSK-së “Wesley Clark”.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni do të jenë autoritetet e larta shtetërore si dhe zyrtarë të tjetër të lartë vendorë e ndërkombëtarë.