Mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të rinj të FSK-së
Prishtinë, 9 gusht - Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot do të organizojë ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerata 1/2019.
Në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj do të marrin pjesë: Presidenti i Republikës, Hashim Thaqi, Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama si dhe gjeneralë, oficerë, mysafirë dhe familjarë të rekrutëve të rinj.
Ceremonia e certifikimit do të mbahet në kazermën 'Adem Jashari' të Komandës së Forcave Tokësore në Prishtinë.