Mbahet ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj të FSK-së
Ferizaj, 29 korrik - Sot në kazermën e Komandës dhe Doktrinës të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ferizaj Ministria e Mbrojtjes organizon aktivitetin e ceremonisë së betimit të ushtarëve të rinj të FSK-së.
Të pranishëm në ceremoni do të jenë: Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zyrtarë të lartë të qeverisë së Republikës së Kosovës, gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së, familjarë dhe të ftuar të tjerë.