Mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së
Prishtinë, 11 nëntor - Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës organizon aktivitetin e ceremonisë së betimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Të pranishëm do të jenë: Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zyrtarë të lartë të qeverisë së Republikës së Kosovës, gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së, familjarë dhe të ftuar të tjerë.
Ceremonia do të mbahet sot në kazermën e FSK-së, “Adem Jashari” në Prishtinë.