Mbahet ceremonia e akreditimit e Agjencisë Kosovës të Forenzikës
Prishtinë, 21 maj - Agjencia e Kosovës për Forenzikë, sot do ta mbajë ceremoninë e akreditimit të laboratorit të ADN-së dhe laboratorit për analizë kimike të narkotikëve.
Në këtë rast do të marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme, z. Skënder Hyseni.
Ceremonia mbahet në objektin e AKF-së duke filluar nga ora 10:00.