Mbahet aksion simbolik në Fushë Kosovë lidhur me vrasjen e 11 vjeçarit

Fushë Kosovë, 18 korrik - Sot para stacionit policor në Fushë Kosovë, një grup i aktivistëve nga Fushë Kosova organizon aksion simbolik lidhur me vrasjen e fundit e 11 vjeçarit, të përdhunuar disa herë dhe i vrarë nga një kriminel i dyshuar 20 vjeçar.
Ky kriminel i dyshuar 20 vjeçar sipas grupit te aktivistëve nga Fushë Kosova është një nga rastet e tmerrshme që shpërfaqin shpërfilljen që institucionet e drejtësisë e kanë ndaj krimit e që po i bënë bashkëpunëtorë ata.
Ky rast, i raportuar në janar e që përfundoi në vrasje pas neglizhimit të vazhdueshëm institucional po e bënë çdo herë e më të pasigurtë shoqërinë në të cilën jetojmë.