17 Janar 2025

Mbahet aksion simbolik kundër ndërtimit të murit në Mitrovicë

Prishtinë, 20 dhjetor - Iniciativa Qytetare për Veprim, organizon aksion simbolik para qeverisë së Kosovës kundër ndërtimit të murit ndarës në Mitrovicë dhe kundër ekipit negociator të Kosovës të përbërë nga Isa Mustafa, Edita Tahiri dhe Agim Bahtiri, i cili në negociatat në Bruksel po i dëmton interesat shtetërore të Kosovës dhe po e rrezikon sovranitetin e vendit tonë.

Qeveria e Kosovës në negociatat me Serbinë në Bruksel ka dështuar të mbrojë dhe përfaqësojë interesat e Kosovës, duke pranuar murin që e ndanë Mitrovicën, legalizimin e pushtetit të Serbisë në veri, asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin.

Qeveria e Kosovës përveç dështimeve në negociata në Bruksel, po e dështon shtetin tonë përmes korrupsionit, krimit të organizuar ekonomik, dështimit në sundimin e ligjit, dështimin në zhvillim ekonomik dhe punësim, duke na e rrënuar arsimin, shëndetësinë, etj.

Përmes këtij aksioni simbolik kërkojmë përgjegjësinë dhe dorëheqjen e kësaj qeverie, e cila përmes negociatave po na e rrezikon sovranitetin, ndërsa për shkak të keqqeverisjes po na e dështon shtetin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)