Mbahet akademi përkujtimore për dëshmorin Sherif Frangu
Viti, 3 prill - Sot mbahet Akademi përkujtimore për dëshmorin e pranverës shqiptare 81, Sherif Frangu.
Kjo akademi organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti. Akademia përkujtimore mbahet në shtëpinë e Kulturës Gursel e Bajram Sylejmani dhe mbahet në ora 15:00). Dëshmori Sherif Frangu u lind më 1 janar 1962, kurse u vra më 3 prill 1981 në demonstratat në Ferizaj.