Maxhuni: Policia e gatshme për të vepruar
Prishtinë, 17 guaht - Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka thënë se Policia e Kosovës është e vendosur për rend dhe ligj në tërë territorin e Kosovës.
Maxhuni për Epokën e Re, ka potencuar se policia çdoherë do të jetë e gatshme për të vepruar me të gjitha kapacitetet e saj në mbrojtje të kufijve të vendit. Ai ka thënë se dita-ditës strukturat kriminale në veri janë duke e humbur përkrahjen e qytetarëve të rëndomtë.
Nga informacionet qe disponojmë, dita-ditës strukturat kriminale në atë pjesë janë duke e humbur përkrahjen e qytetarëve të rëndomtë, që do të thotë se se qytetarët e asaj pjese janë të interesuar që të bëjnë jetë normal pa shqetësime nga kriminelët, ka thënë Maxhuni.