18 Janar 2025

Maxhuni po qëndron për vizitë zyrtare në San Diego të SHBA-ve

Prishtinë, 18 tetor - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Shpend Maxhuni është duke qëndruar për vizitë zyrtare në San Diego të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku po merr pjesë në konferencën e shefave të Policisë në kuadër të IACP-së (International Association of Chiefs of Police - Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë). 

Në këtë konferencë pjesëmarrës janë një numër i madh i nivelit të lartë të shefave të Policisë, jo vetëm nga SHBA-ja por edhe nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Pjesëmarrja dhe takimi me përfaqësues të organizatave të ndryshme policore, në konferenca të këtij karakteri, mundëson shkëmbimin e përvojave policore, trajtimin e problemeve dhe fenomeneve nga fusha e rendit dhe sigurisë, si dhe njohjen me teknologjitë më të reja të cilat aplikohen në fushën e sigurisë.

Po ashtu në këtë konferencë fokus i veçantë i është dhënë luftës kundër terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, krimit të organizuar transnacional si dhe llojeve të tjera të krimit.

Kjo konferencë e karakterit policor është një nga konferencat më të mëdha të mbajtura çdo vit në SHBA, ku Policia e Kosovës është mbështetur dhe përkrahur nga ICITAP-i amerikan për të qenë pjesëmarrëse.

Bashkangjitur keni një foto të realizuar gjatë vizitës zyrtare në SHBA, ku paraqitet drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Maxhuni, kryeprokurorja znj. Loretta E Lynch nga SHBA si dhe stafi përcjellës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)