Mashtruesit do të ndiqen penalisht
Prishtinë, 13 nëntor Aplikacionet për njohjen e statusit të veteranit, pjesëtarit dhe të internuarit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës (UÇK) , ai për njohjen e statusit të invalidit dhe për njohjen e dëshmorit të kombit, të cilët i ka siguruar gazeta Epoka e re, i kanë tri faqe.
Faqja e dytë e aplikacionit është kryesorja, pasi që në të kërkohet nënshkrimi i komandantit të skuadrës, togut, kompanisë, batalionit dhe brigadës si dëshmi për pranimin e statusit për të gjitha kategoritë.
Gazeta ka mësuar se pas plotësimit të aplikacioneve nga ana e të interesuarve, sekretariati i këtij komisioni do të merret me sigurimin e nënshkrimit të këtyre eprorëve.