16 Janar 2025

Mashtrimi që i kushtoi gjermanit gjysmë milioni euro

Prishtinë, 24 gusht - Wellner Kohler kërkon ndihmën e drejtësisë kosovare që t’i kthejë 550 mijë eurot që ia morën dy shqiptarë, shkruan sot Koha Ditore.

Bekim Hamza dhe Enver Shala nga Kosova u dënuan në prill të këtij viti nga shteti gjerman për mashtrimin e Wellner Kohlerit.

Gjykata gjermane konstatoi se ai humbi gjysmë milioni euro, të cilat kosovarët ia morën me mashtrim dhe detyrohen t’ia kthejnë.

Por kjo nuk ndodhi asnjëherë. Wellner kërkon ndihmën e organeve të drejtësisë kosovare për të kthyer pasurinë e tij të humbur.

Mirëpo kjo kushtoi me kërcënimin e tij për jetë nga Bekim Hamza, ndaj të cilit Prokuroria e Shtetit ngriti aktakuzë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)