23 Dhjetor 2024

Mashtrime lidhur me lotarinë për kartë të gjelbër për SHBA

Prishtinë, 15 shkurt - Ambasadat e SHBA-ve në Shkup dhe Prishtinë dëshirojnë të këshillojnë opinionin publik në Kosovë që të ketë kujdes nga mashtrimet përmes postës, postës elektronike apo e-mail ose telefonit që njoftojnë qytetarët kosovarë se kanë fituar në lotarinë për viza të shumëllojshme amerikane ndryshe njihet si “Lotaria për kartë të gjelbër”.

Ambasadat theksojnë se Qeveria e SHBA-ve nuk do të dërgojë apo njoftojë fituesit e lotarisë për viza të shumëllojshme të këtij viti zyrtarisht e njohur si DV Lottery 2012.

Duke filluar nga 1 maji 2011 deri më 30 qershor 2012, të gjithë aplikuesit sipas njoftimit te ambasadave mund të kontrollojnë statusin e tyre përmes Kontrollimit të statusit të aplikuesit në faqen e internetit të E-DV www.dvlottery.state.gov.

Kontrollimi i statusit të aplikuesit përmes Entry Status Check do të jetë mënyra e VETME me anë të së cilës fituesit/të përzgjedhurit e lotarisë do të njoftohen nëse janë përzgjedhur apo jo për DV-2012.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)