Marsh paqësor kundër dhunës në Kuvend
Prishtinë, 23 tetor - Organizatat e shoqërisë civile, sot duke filluar nga ora 11:00 do të organizojnë një marsh paqësor simbolik për të adresuar mesazhet e tyre lidhur me zhvillimet e fundit
Qëllimi i këtyre OJQ-ve sipas organizatorëve nuk është tua mbajë anën asnjë partie politike por që puna në institucione të funksionojë.
Marshi është paralajmëruar të fillojë nga sheshi Zahir Pajaziti në orën 11, ndërkaq në të është paralajmëruar se do të kenë në dorë nga një çadër të bardhë.
Këtij organizimi i janë bashkuar 20 organizata të Shoqërisë Civile.