Marrëveshje për emërimin e këshilltarit gjerman në MFSK
Prishtinë, 25 shkurt - Ministri për ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Agim Çeku priti në takim Atasheun ushtarak të Republikës së Gjermanisë, nënkolonel Rupert J.J. Steeger, pas të ciliat nëshkruan marrëveshje bashkëpunimi.
Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet të dy ministrive e rregullon çështjen e emërimit të një këshilltari gjerman për çështje logjistike në ministrinë për Forcën e Sigurisë.
Në tekstin e marrëveshjes janë të definuara fushat konkrete që e intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, gjithashtu edhe misionin, rolin, detyrat dhe përgjegjësitë e këshilltarin gjerman që do të jetë i integruar në kuadër të ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në takim, si dhe gjatë nënshkrimit të marrveshjes së bashkëpunimit për emërimin e këshilltarit gjerman për çështje logjistike në Ministri, ishte i pranishëm edhe ushtruesi i detyrës së shefit të Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri në MFSK, nënkolonel Hasan Hoxha.
Marrëveshja e sotme e bashkëpunimit është rezultat i bashkëpunimit të dy ministrive dhe konform Marrëveshjes Bilaterale që ka Ministria e Forcës së Sigurisë me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë